BallinaSocialeGjurmët e 1.133 fëmijëve që iu prenë ëndrrat

Gjurmët e 1.133 fëmijëve që iu prenë ëndrrat

spot_img
spot_img

Ngjyrat e kishin bërë për vete qysh si fëmijë. Janë tetë punime në letër, ku Albioni kishte shpërfaqur kreativitetin e tij. Natyra e lulet në saksi janë veç dy prej tyre.

E preokuponte fakti që i ati jetonte në Slloveni. Dëshirën për t’iu bashkuar atij nuk e paraqiste vetëm në vizatime me tryeza ku grumbullohen familjarët. Por e paramendonte edhe rrugën për në shtetin slloven. I kaltër dhe i verdhë ishte një prej versioneve të autobusëve me të cilin hamendësonte të shkonte tek i ati. Por në majin e vitit 1999, Alban Kukajt do t’i ndërronte destinacioni, shkruan sot Koha Ditore.

Shkaku i luftës, së bashku me disa familjarë, nga mali ku ishin strehuar do të niseshin për në Shqipëri. Afër fshatit Korishë të Prizrenit do të ndaleshin në një fushë për ta kaluar natën. E po atë natë shkaku i shpërthimeve të mëdha 74 persona kanë vdekur.

Midis tyre edhe Albani me 28 fëmijë të tjerë. Vizatimet e tij janë dëshmi e ëndrrave që i ishin prerë në moshën 14- vjeçare. Veprat artistike të Albanit mund të lexohen nga kënde të ndryshme. Ato janë eksponate të ekspozitës “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”, që është hapur në fillim të kësaj jave në Qendrën për Dokumentim të Kosovës, që gjendet në bibliotekën e qytetit “Hivzi Sylejmani” në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Përballja me tragjedinë

Ekspozita e realizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, me kuratore Blerta Hoçian, sjell rrëfimet për fëmijët e vrarë e të zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë.

Ne versionin e vet secili prej fëmijëve ka lënë dëshmi prapa vetes. Qoftë edhe vetëm datën e lindjes dhe atë të vdekjes. Përballja e parë e vizitorëve me tragjedinë e fëmijëve të Kosovës gjatë viteve 1999-2000 janë emrat e tyre në korridorin e hyrjes. Aty, në mur shpalosen të dhënat e secilit prej 1.024 të vrarëve e 109 fëmijëve të zhdukur.

Janë datat e lindjes e të vdekjes a zhdukjes për gjithsej 1.133 fëmijë. Ata që do të vazhdojnë në të djathtë do të futen në një dhomë jo fort të ndritshme. Për dallim nga errësira jo aq e rëndë, rrëfimi që dëgjohet aty është tejet i zymtë. Koha.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular