Bujar Nishani, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, ka sjellë në vëmendje të miqve të tij në rrjtetet sociale, një ligjëratë domethënëse të një kleriku të njohur se kush janë komunistët.
“Në këto ditë të shenjta të muajit të Ramazanit po ju sjellë në kujtesë një ligjëratë të personalitetit dhe filozofit patriot e teolog tiranas, Hafiz Ibrahim Dalliu, “Nderi i Kombit”.
Nga Hafiz Ibrahim Dalliu:
Komunistët ;
Po kërkove bukën, të japin urinë,
Po kërkove jetën, të japin patërdinë,
Po kërkove nderin, të japin llaftarinë,
Po kërkove shokun, të japin pabesinë,
Po kërkove besën, të japin tradhëtinë,
Po kërkove mëshirën, të japin gjakësinë,
Po kërkove njeriun, të japin kafshërinë,
Po të jesh shenjtor, të bashkojnë me qenërinë,
Po kërkove dritën, të japin errësirën,
Po deshe shijen, të japin të vështirën,
Po kërkove fenë, të japin mundimin,
Po kërkove dhimbjen ,të japin acarimin,
Po të duash paqen, të bashkojnë me krimin,
Po të duash familjen, të japin burgimin,
Po kërkove rregullin, të japin kukudhin,
Po kërkove Zotin, të japin të paudhin.