Reforma territoriale që i kushtoi dy-fish shqiptarëve!

0
224

Nga Perparim Spahiu

Kur vjen puna te shifrat duhet të mbyllësh gojën se nuk ke çfarë thua dhe këtë, mbase e vetmja, Edi Rama e bën, mbyll gojën dhe pranon dështimet.

Reforma administrative, një nga shtyllat e saj, kishte uljen me rreth 80 apo 90 milion dollarë të kostove për buxhetin, ndërkohë që ka ndodhur krejt e kundërta, madje edhe më keq.

Bashkitë shpërdoruan taksat e grumbulluara, në mënyrë të shfrenuar, ku vetëm vitin 2018 u regjistrua një nivel rekord shpenzimesh me 350 milion dollarësh, me një rritje 17.2% nga 2017.

Skandali i rritjes së kostove thellohet edhe më tej. Sot me 61 bashki kemi dyfish të punësuar, në krahasim me 300 komunat dhe 60 bashkitë që ishin në 2013.

Fryerja e administratës solli rritje të shpenzimeve operative për personelin, që shkon deri në 200 milion dollarë në vit.

Këtu futen shpenzimet për materiale zyre që u rritën me +31.3%, shërbime nga të tretët me +24.5%, shpenzime transporti +24.8%, shpenzime udhëtimi +12.1%, shpenzime të tjera operative +46.2% dhe mirëmbajtje e zakonshme +49.3%. Rritja është për vitin 2018, dhe nëse e krahasojmë me 2013 kjo është shumë më lartë.

Ndërkohë shpenzimet për investime që duhet të ishin parësore, shënuan një vlerë prej rreth 130 milion dollarësh në fund të vitit 2018, në rënie me rreth 26.7% në terma vjetorë.

Mjaftojnë vetëm këto statistika për të kuptuar katastrofën që ka sjell Rilindja, në çdo sektor të ekonomisë.

Sot me reformën territoriale kemi më pak investime dhe më shumë shpenzime për të punësuarit (normal do të përdori çdo skemë që i sjell vota).