BallinaBotaSHBA: Sa i fuqishëm është vërtet John Bolton?

SHBA: Sa i fuqishëm është vërtet John Bolton?

spot_img
spot_img

Gjendja e tensionuar mes SHBA dhe Iranit po shkallëzohet në mënyrë dramatike. Për shumë vetë John Bolton është njeriu në prapaskenë që lëviz fijet. Por sa e madhe është influenca e tij tek presidenti Trump?

„A është John Bolton njeriu më i rrezikshëm i botës?” Ky është titulli i një komenti të gazetës britanike, „The Guardian”. E ky autor nuk është i vetmi që e shikon me dyshim këshilltarin e presidentit Trump për sigurinë kombëtare. Shumë media botërore e trajtojnë këtë temë: çfarë drejtimi po merr politika e jashtme amerikane aktualisht? Kush është ai që e ka timonin, presidenti Donald Trump apo këshilltari për sigurinë, John Bolton?

Bolton nuk druhet të përdorë forcën ushtarake

„Bolton ndjek prej vitesh një axhendë anti-globaliste e nacionaliste të supremacisë amerikane”, thotë Thomas Jäger, profesor i shkencave politike në Universitetin e Kölnit. John Bolton është një „hardliner”, ndjekës i politikës së ashpër, që nuk ka asnjë drojë të përdorë mjetet ushtarake. Irani dhe regjimi i mullahëve është për politikanin konservator prej vitesh një halë në sy. Retorika e tij e bën të qartë: ky regjimi duhet të hiqet qafe, në rast nevoje, me dhunë.

Aktualisht duket se gjendja mes Uashingtonit dhe Teheranit vërtet po shkallëzohet. Diplomatë amerikanë janë tërhequr nga Lindja e Afërt, ndërkohë që një aeroplanmbajtëse, një bombardues dhe sisteme të mbrojtjes raketore nga SHBA janë zhvendosur drejt Gjirit Persik. Sipas raportimeve në mediat amerikane, Bolton ka pyetur në Pentagon, që të verifikohet mundësia e dërgimit të 120.000 ushtarëve në rajon. Trump e ka hedhur poshtë këtë, por shton, se nëse do duhet të dërgohen trupa amerikane, atëherë ai do të dërgonte më shumë se 120.000 ushtarë.

USA Washington Sicherheitsberater John Bolton (picture-alliance/AP Photo/E. Vucci)

Vëllezër ideali

Shumë amerikanë mendojnë, se ndërhyrjet e fundit ushtarake amerikane nuk kanë pasur shumë sukses. Por Bolton ka qëndrim tjetër, mendon Jäger. “Ai do thoshte, që duhet të kishim goditur më ashpër dhe shumë më herët, pra në mënyrë preventive.” Kredoja e Trumpit nga ana tjetër është: jo më shumë, por më pak prezencë ndërkombëtare ushtarake. Pra jo më „luftëra idiote”. Amerika e para, apo jo?

„Trump është keqkuptuar dy vite më radhë në Gjermani”, thotë Jäger. Ndryshe nga komentimet dhe ç’është shkruar, Trump nuk ka ndjekur asnjëherë një axhendë izolacioniste, thotë politologu. „Por lidhur me pozicionin superior amerikan, në këtë pikë si Bolton edhe Trump janë të një mendimi.” Që të dy janë nacionalistë, që duan të zgjerojnë distancën mes SHBA dhe pjesës tjetër të botës. „Trump e mendon ‚Make America great again‘, shprehimisht kështu edhe në politikën e jashtme”, thotë Jäger.

Forcimin e pushtetit të SHBA, rritjen e shpenzimeve ushtarake, dobësimin ekonomik të shteteve të tjera. Në këtë pikë Trump dhe Bolton ndjekin një linjë. „Mungesë ujdie ka në çështjen e intervenimit ushtarak. Bolton kërkon ta përdorë më shpesh këtë, ndërkohë që Trump heziton”, thotë Jäger.

Hassan Ruhani Präsident des Iran (picture-alliance/dpa/Iranian Presidency)

“Trump nuk është marionetë e këshilltarëve të tij”

Përballë rritjes së tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit rritet frika, se Bolton mund ta suflojë presidentn Trump. Në fund të fundit, përflitet se ishte ky këshilltari i sigurisë që i dha edhe nxitjen e fundit, Donald Trump për të hequr dorë nga marrëveshja me Iranin. Sikur Trump është marioneta e John Bolton. Ose siç shkroi Los Angelos Times: „Është bota e John Boltonit. Trump vetëm e jeton atë.”

Politologu Thomas Jäger nuk mendon kështu. „Trump nuk është marioneta e këshilltarëve të tij.” Ai si president ka treguar, se ka qëndrimet e tij dhe në raste të caktuara ndjek përfytyrimet e tij. Në rastin e Koresë së Veriut, për shembull, të gjitha shenjat ishin për shkallëzim të situatës. Në fund presidenti amerikan shtrëngoi duart me „burrin e shkurtër me raketa”, thotë Jäger. „Trump e ka të rëndësishme, që ta bëjë të qartë, se ai është presidenti, dhe të tjerët janë vetëm këshilltarë”, thekson Jäger.

Prandaj ai reagon i prekur ndaj zërave për fuqinë e ndikimit të Boltonit tek ai. Edhe për luftëra të brendshme në Shtëpinë e Bardhë ai nuk ka dëshirë të dëgjojë. Megjithatë nga shtabi i tij vjen një rrezik që nuk duhet nënvlerësuar, mendon Jäger. Qëndrimi në një situatë të caktuar që mban John Bolton, do të konfirmohej edhe nga një sekretar shteti si Mike Pompeo. Qëndrime e këndvështrime të tjera? Ato nuk shihen gjëkundi. E këtu qëndron rreziku i shkallëzimit me Iranin. Bolton ka bërë të qartë, që Irani duhet të ketë kujdes të mos i presë rrugën amerikanëve. „Por që Irani i kundërshton interesat amerikane dhe ua pret rrugën, kjo nuk është gjë e re, kështu ka qenë gjithë kohës.”

Sipas ekspertit, Thomas Jäger, deklaratat e John Boltonit kanë nxjerrë në pah një perceptim tjetër: Irani provokon, SHBA vihen në mënyrë kërcënuese në pozicion, të gatshëm që në paturpësinë tjetër (e justifikuar) të godasin. „E pikërisht me këtë formë, ai mund ta sjellë Trump në një situatë të tillë, në të cilin presidenti mendon, se nuk mundet ndryshe, pasi humbet autoritet.” E nëse presidenti vërtet vendos për përdorimin e mjeteve ushtarake, kjo do të ishte për John Boltonin përmbushja e një ëndrre të vjetër. DW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular