jë fëmijë i vogël në qytetin e Vlorës ka rënë nga ballkoni i banesës dy katëshe dhe për pasojë ka pësuar lëndime të forta.Siç njofton policia, fëmija 2-vjeçar është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 09:00, në Spitalin e Vlorës ka shkuar i dëmtuar fëmija i mitur S.B., 2 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija i mitur ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, kati 2-të. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme proçeduriale.