BallinaEkonomiBiznesi i bën apel politikës: Urgjent gjeni zgjidhje, keni përgjegjësi

Biznesi i bën apel politikës: Urgjent gjeni zgjidhje, keni përgjegjësi

spot_img
spot_img

Situata politike në vend, ka bërë bashkë Forumin e Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatat e Sipërmarrjes private të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat, duke apeluar klasën politike shqiptare.

Ndërsa foli në emër të tyre, kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi tha se situata politike në të cilën po kalon Shqipëria, ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë dhe bizneset e vendit. Bregasi apeloi partitë politike, të ulen urgjent në gjetjen e zgjidhjeve sa më parë, për të kaluar ngërcin politik.

“Mund të kishim reaguar edhe më shpejt. Situata sa vjen e po agravohet. Shqipëria ka patur kriza të ngjashme, ndonjëherë edhe jemi mbledhur me porosi. Është i pari rast që mblidhemi me vullnet të brendshëm, për të stabilizuar sado pak vendin.

Duhet t’i thërresin mendjes sepse kanë përgjegjësi të mëdha. Duhet urgjentisht të ulen. Ne nuk japim as receta, as rekomandime por në tagrin tonë si sipërmarrëh e kemi morale të them, uluni thirrini mendjes dhe gjeni zgjidhjet më të mira. Ne nuk duam të shikojmë dhunë, përplasje, zjarre. Jo nuk duam ne, por nuk janë në interes të vendit. Nuk kemi shifra por mund të japim për kostot e mëdha që ka shkaktuar sidomos në turizëm. Shikojmë kancelime, ulje të turizmit.

Sivjet nuk ka asnjë lloj lajmi. As qeveria nuk po punon sepse mendojnë sa policë do vënë tek gardhi. Kjo situatë e thënë kështu, pa ngarkesë pavarësisht se jemi të ngarkuar por jo ngarkesa politike, palët duhet të ulen, të dialogojnë. Ne duam të bëjmë si në biznes. Në kuptimin e një kontrate, e një marrëveshje të gjerë për të mirën e vendit, e presim nga klasa politike shqiptare. Ne jemi në biznes, jo në politikë. Iu rekomandojmë palëve më shumë përgjegjësi për vendin, për ekonominë. Ne nuk ikim nga Shqipëria. Nëse një politikan dështon e ka zgjidhjen, kurse ne sipërmarrësit ku do vemi, kemi kontrata, kredi në banka. urojmë të jetojmë më shumë për të mirën e bankave. Jemi këtu për t’u bërë thirrje të dyja krahëve të politikës që të zgjidhin situatën.” u shpreh Bregasi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular