BallinaKronike8 efektivë të FNSH nën hetim për dhunën ndaj Sahit Dollapit

8 efektivë të FNSH nën hetim për dhunën ndaj Sahit Dollapit

spot_img
spot_img

Prokuroria e Tiranës ka marrë nën hetim 8 punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Shkak për këtë hetim u bënë pamjet filmike të shfaqura në media mbrëmjen e 11 majit, në fund të protestës së thirrur nga opozita.

Sipas asaj që raporton A2 CNN, në procedimin penal të hapur nga Prokuroria e Tiranës, përshkruhet momenti i dhunimit të sekretari organizativ në Partinë Demokratike Sahit Dollapi.

Nga këqyrja e pamjeve vihet re një person civil, i identifikuar si Sahit Dollapi, i cili komunikon me një punonjës policie dhe më tej shkëputet nga ai dhe fillon të vrapojë. Pasi bën disa metra me vrap, rrëzohet në rrugë. Më tej, vërehet se një grup punonjësish policie, të veshur me pajisjet mbrojtëse, afrohen me vrap drejt Sahit Dollapit, tashmë i rrëzuar dhe e godasin me shkop gome disa herë. Pas këtij momenti, Sahit Dollapi ngrihet në këmbë i shoqëruar me një grup prej 7-8 punonjës policie të repartit FNSH”, thuhet në relacionin e prokurorisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular