BallinaKryesoreKandidati i BD për Lezhën letër KQZ: Tërhiqem gjithçka një farsë në...

Kandidati i BD për Lezhën letër KQZ: Tërhiqem gjithçka një farsë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës

spot_img
spot_img

Vetëm pak momente pas miratimit të kandidatëve të Bindjes Demokratike nga KQZ me urdhër të Rmës dhe në mënyrë të paligjshme njeri nga prej kandidatëve i propozuar dhe i publikuar si i zgjedhur i Bindjes për Lezhën ka dhënë dorëheqjen.

Ai është Salvador Kaçaj dhe përmes një njoftimi drejtues KQZ ai shpjegon edhe arsyte se pse terqhiet nga kandidimi për këtë force politike.

U jam mirënjohës qytetarëve dhe miqve të vërtetë që më bënë të kuptoj se ajo ku kisha pranuar të hyja nuk ishte një garë e vërtetë, por farsë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës”.

Ja deklarata e plotë e tij

Tiranë, më 20.05.2019

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

NJOFTIM MBI TËRHEQJEN NGA KANDIDIMI

Gjatë gjithë jetës sime profesionale dhe politike kam qenë pjesë e shumë garave, shumicën e tij të cilave i kam fituar. Edhe propozimin për të përfaqësuar Bindjen Demokratike në 30 Qershor e vlerësova si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës.

Disa rrethana dhe informacione gjatë këtyre ditëve më kanë nxitur tërishikoj vendimin për të qenë kandidat në zgjedhjet e 30 Qershorit nën siglën e Bindjes Demokratike.

U jam mirënjohës qytetarëve dhe miqve të vërtetë që më bënë të kuptoj se ajo ku kisha pranuar të hyja nuk ishte një garë e vërtetë, por farsë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.

Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, tëpërzier me krimin.Është bindja ime më e thellë se zgjedhjet farsë, pa opozitën e vërtetë në 30 Qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe tëtëgjthë Shqipërisë.

Jo gjithmonë kam përkrahur vendimet politike të Partisë Demokratike, por gjykoj se beteja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme është e drejtë dhe duhet përkrahur pa asnjë rezervë.Kjo e bën sot Partinë Demokratike tëvetmen alternativë që përfaqëson realisht vlerat europiane.

Për këto arsye, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Lezhës, duke iu bashkuar kauzës së Partisë Demokratike dhe opozitës për mbrojtjen e demokracisë deri në fitore.

Me respekt,

Salvador KAÇAJ

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular