Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e platformës ‘Shqipëria që duam” kryeministri Rama u ndal edhe një herë në zgjedhjet vendore. Rama theksoi se pas 30 qershorit trajtimi i ankesave të qytetarëve nga pushteti vendor do të hyjë në një fazë të re.
Ka nje diferencë e cila meriton vëmendje mes halleve që zgjidh qeveria, përmes ndërhyrjes së agjencisë që administron platformën te institucionet qëndrore. Kam shumë besim se më 30 qershor ne ndër të tjera do të krijojmë mundësinë edhe për të hyrë në një fazë të re të trajtimit të ankesave për bashkitë qoftë në aspektin sasior, qoftë në atë cilësor.
Aksesi i drejpërdrejtë te cdo kryetar bashkie pas 30 qershorit të jetë i të njëjtësi cilësi. Është me rëndësi të nënvizohet se zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen po për ata që zgjedhin.
Pas 30 qershorit, cdo qytetar do të ketë akses te cdo kryetar bashkie që kanë dhënë apo jo votën, po që me votën e qytetarëve do të jenë aty javën e ardhshme.”- u shpreh Rama