BallinaAktualitetBasha: Bashkë me aleatët në Perëndim do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë...

Basha: Bashkë me aleatët në Perëndim do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas..

Lulzim Basha deklaroi dje nga Berati se bashke me aleatet ne Perendim do ta bejme Shqiperine si gjithe Europa. Asnje hap pas drejt diktatures.

Pjese nga fjala e Bashes

Me fjalë nuk I shpreh dot emocionet e kësaj pritje madhështore, që në fakt është mesazhi më I qartë, më I vendosur, më I prerë, mesazh ndaj atyre dhe atij që e ka mbajtur Beratin peng. Ka mbajtur qytetarët e Beratit peng me krimin dhe oligarkinë, që i ka vjedhur, varfëruar, shpronësuar, shpunësuar dhe i ka dërguar në emigracion, dhe që guxon të mendojë se do ti hedhë kularin në fyt Beratit me 30 qershor.
Nuk do të ketë zgjedhje me krimin, me hajdutët.
Dëgjojeni Beratin. Shikojeni Beratin, Beratin e shpresës dhe të lirisë e demokracisë. Beratin dhe beratasit në këmbë për dinjitet, për liri, për demokraci, ër Shqipërinë si gjithë Europa.
Më lejoni ta them këtu nga Berati, pas vizitës time në perëndim, se bashkë me aleatët tanë strategjikë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.
Asnjë hap pas drejt diktaturës së krimit, drejt despotizmit me frymëzim lindor. Ne ekemi bërë zgjedhjen tonë. Ne e kemi nisur këtë betejë madhështore, jo për pushtet, por për një ideal që frymon që prej ditës tonë të parë si demokratë: ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular