BallinaAktualitet"Bomba" e gazetarit të Bild, Peter Tiede sqaron: Laboratorin e heroinës...

“Bomba” e gazetarit të Bild, Peter Tiede sqaron: Laboratorin e heroinës e kam parë tani, jo në 2016

spot_img
spot_img

Që kur postoi një lajm për Shqipërinë në murin e faqes së tij në Facebook, Peter Tiede, gazetari gjerman i të përditshmes më të madhe në vend, Bild, e ka gjetur veten në mes të një furtune.Nga një faqe e thjeshtë pa shumë aktivitet, ajo u kthye në një vend debati, ku shqiptarë të shumtë ose e përgëzonin për atë që kishte shkruar, ose e akuzonin se ishte i paguar.Vetë Tiede në disa raste iu përgjigj miqve të tij se ishte i qetë dhe se e dinte se çfarë e priste.Aq e madhe ishte vala e reagimeve, sa fundjavën që shkoi, Tiede e kaloi në Spanjë. Prej andej postoi vetëm një foto, por një mik i shkruante: “Shpresoj që të jesh sa më larg Shqipërisë”.Të hënën, Tiede e nisi sërish me Shqipërinë, duke folur për Adi Krastën.

Komentet e tij u ‘përpinë’ nga mediat shqiptare, që raportuan se ai jo vetëm ka parë kanabis në Shqipëri (madje Tiede qeshi kur u pyet nëse ka parë drogë në vendin tonë), por ka parë edhe laborator droge.Në portale u tha se ai e ka parë laboratorin e drogës në vitin 2016, kur tha se kishte qenë në Shqipëri.

Por në FB, Tiede ka sqaruar: “Ka qenë një mangësi në përkthim: Laboratorin e heroinës e kam parë tani, jo në vitin 2016”.“Ishte kënaqësi që të thosha gjëra, që kolegët shqiptarë nuk mund t’i thonë- të paktën jo aq lehtë,”e komenton ai intervistën para Adi Krastës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular