Caktohen emrat e rinj te prokuroreve ne rrethe. Ne mbledhjen e sotme, Komisioni i Karrieres i KLP propozon emrin e prokurorit Julian Cafka per caktim te perkohshem ne pozicionin e Drejtuesit te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster.
Emri i tij vjen pas shkarkimit ne daten 16 Maj nga KPK e prokurorit Arben Pasho, Drejtues e Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster.
Caktimi i perkoheshem behet per nje je afat 3 mujor, me kusht te jete prokuror prane kesaj prokurorie me nje vjeteresi pune si prokuror prej 7 vitesh sipas ligjit 96/2016 “Per statusin e magjistratit”.
Miratohet me 11 vota pro projekt-aktit per shtyrjen e afatit te caktimit te parkoheshem te prokurorit Altin Dumani ne funksionin e Drejtuesit ne Prokurorise prane Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda, perkatesisht nga dt. 22.05.2019 deri ne 22.08.2019.
Miratohet me 11 vota pro caktimi i prokurores Irena Çunoti, prokurore prane Gjykates se Shaklles se Pare Korce te ushtroje funksionin e prokurores ne Prokurorine prane Gjykates se Apelit Korçe.
Miratohet me 11 vota pro caktimi i prokurores Rozeta Qirjaqi, prokurore prane Gjykates se Apelit Korce te ushtroje funksionin e Drejtuesit ne Prokurorine prane Gjykates se Apelit Korçe.
Miratohet me 6 vota pro dhe 5 vota kunder (Ibrahimi, Balla, Bazaj, Beluri, Beci) projekt-vendimi per caktim ne detyre te prokurores Denisa Hasko ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.
Deri ne daten 15 Maj 2019, prokurorja Hasko ka qene e komanduar prane Ministrise se Drejtesise dhe do te rikthehet ne sistemin e prokurorise.