Media daneze “cphpost.dk” në një shkrim të saj ka ngritur shqetësimin për emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve në Angli, duke i cilësuar portet daneze si të preferuarat për ta për të kaluar në drejtim të “tokës së premtuar”.
“Danimarka është një vend tranzit për shqiptarët që duan të ikin në Britaninë e Madhe. Politikanët danezë të BE po kërkojnë të ashpërsojnë legjislacionin e vizave të BE pas lajmit se Danimarka është bërë një vend tranzit për shqiptarët që përpiqen ilegalisht për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar. Shqipëria nuk është aktualisht në BE, por ka një marrëveshje që lejon qytetarët e saj të qëndrojnë në një ose disa vende të BE për 90 ditë gjatë një periudhe 180 ditore pa vizë”, thuhet në artikull.
“Porti i Esbjergut ka përjetuar rritje të trafikut nga shqiptarët, të cilët hyjnë ilegalisht në zonën e portit dhe fshihen në dhe nën kamione që dërgohen me tragete në Britani të Madhe. Në tre muajt e parë të vitit, 54 shqiptarë u kapën duke u përpjekur të largoheshin”, thuhet në fund të shkrimit.