BallinaKryesoreVangjushi, prokuroria, Rama dhe lista e zyrtarëve të Rilindjes që s’mund të...

Vangjushi, prokuroria, Rama dhe lista e zyrtarëve të Rilindjes që s’mund të marrin vizë për SHBA

spot_img
spot_img

Nga Flamur Vezaj

Prokuroria e Krimeve te Renda, qe vetem emri i ka mbet i tille, e cila drejtohet nga shoqja e PPP-se znj.Donika Prela, beri qoken e radhes ndaj pushtetit! Per tu dukur sikur po hetojne, e per tu justifikuar para delegacioneve te huaja dhe per t’i “mbush” mendjen opozites e cila po vazhdon presionin e saj, shoqja Prela kishte urdheruar vartesin e “pavarur” Vladimir Mara qe te priste kreun e Bashkise se Durresit Vangjush Dako, mengjesin e se shtunes te dates 15 Maj ne prokurori! Te dy keta, si Prela e Mara jane miq te vjeter te V.Dakos, pasi ketij te fundit i kane pushuar disa here hetimet e ndryshme si per korrupsion, shperdorim detyre, pabarazi ne tendera etj (shikoni arkiven e prokurorise ne Durres)! Kjo miqesi, beri qe V.Dako te caktonte daten dhe oren kur do shkonte ne prokurori, per te dhene shpjegime si ”personi qe ka dijeni per ceshtjen”! V.Dako, thuhet se ka treguar formulen e fitoreve ne zgjedhje, duke treguar takimet me kostumin e “supermenit” te cdo personi qe voton ne qarkun e tij, duke mos perjashtuar edhe “trafikantet e droges” te familjes Avdulaj etj! Per nder te cileve kishte shtruar edhe darke per ti falenderuar per mbeshtetjen para dhe gjate dites se zgjedhjeve! Pas rrefimit te njohjeve, takimeve, bisedave me Avdulajt dhe shume personazheve te tjere, mes tyre edhe me Lul Berishen, procesverbalin e deklarimit e ka  redaktuar miku i vjeter i tij prokurori Mara dhe kreu i Bashkise se Durresit eshte larguar i qete, pasi i kishin kerkuar edhe falje per shqetesimin e marrjes ne pyetje!

#Une nuk pres ndonje suprize per V.Dakon ne kete ceshtje, pasi kjo dosje eshte varrosur nga miku tjeter i tij, prokurori Besim Hajdarmataj dhe ish-shefi i akuzes Adriatik Llalla qe “lepihej” me te gjithe politikanet! Nuk pres supriza sepse nuk jane kryer veprimet proceduriale me kohe qe te sigurohen provat mbi bazen e pergjimeve dhe bisedave te shumta, si per vota, vende pune, leje ndertimi apo edhe per tendera publik! Ne te vetmin rast kur MUND te kemi ndonje suprize eshte vetem nese KM E.Rama (si precedenti Fullani) per te qetesuar opoziten, urdheron PPP-n Arta Marku, qe kjo e fundit si ushtare e bindur t’ia delegoje urdherin shoqes Prela qe Vangjush Dako te rri dy muaj ne qeli (edhe pse pa prova konkrete vetem me pergjime) sa te qetesohen ujrat qe tashme i kane plasur Rilindjes! Por kjo eshte shume e veshtire te ndodh, pasi Vangjushi ka qindra biseda e meshazhe te shkembyera me KM, e ketij te fundit nuk i leverdisin t’i dalin ne treg sidomos ne kete kohe kur opozita eshte ne rruge! E deri ne zhvillimet e reja te kesaj ceshtje, ju ftoj te degjojme KM ne daljet tjera qesharake, duke bere tashme jo vetem rolin e policit, prokurorit, ekspertit, gjyqtarit etj, por edhe ne rolin e Ambasadorit te SHBA-ve e vendeve te BE-se, qe heq e vendos viza per te gjithe ata qe i dalin kundra! Aq shume e shqetesojne keto heqjet e vizave, sa harron qe brenda taborrit te tij kishte dhe ka 13 ish- dhe deputete te cileve i eshte anuluar, refuzuar apo nuk i jepet vize per ne SHBA si rasti I.Beqja, J.Qyrbja, S.Tahirit, A.Prenga, M.Frroku, A.Ndoka etj, te cilet edhe sot e ndihmojne KM per vota! Harron qe ka ish/ e kryetar Bashkie me te cilet bene fushate si V.Dako, Q.Sejdini, A.Bushi, T.Peçi, E.Roshi etj, te cilet nuk lejohen edhe ti afrohen murit te Ambasades Amerikane e lere me te marrin viza! E ne keto lista nuk po permend zv/ministra, drejtor te pergjithshem e zyrtare te tjere me te cilet bene fushate cdo dite dhe mburret me punen e tyre! Keshtu qe zyra e propagandes, ta mendoje mire e te zbuloje ndonje shpikje tjeter e jo kete te vizave, se KM vetem per vizen e tij mund te flas!  #Suksese_ne_heqjen_e_vizes_se_radhes#

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular