Zbulohet porosia e numrit 2 të PD për të mos komentuar deklaratat e ambasadorit të OSBE. “Betejën e kemi me Ramën, jo me Borchard apo Spiropalin”.
Zakonisht, politikanët kryesorë në vend i shmangin komentet për deklaratat e organizatave apo përfaqësuesve të huaj në lidhje me situatën politike.
Nga ky rregull nuk bën përjashtim as PD, por, së fundmi, forca kryesore e opozitës, mesa duket, është angazhuar të mos përfshihet në asnjë debat, që mund të lexohet si sulm ndaj përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare apo përfaqësive diplomatike.
Sekretari i Përgjithshëm I PD, Gazment Bardhi është kujdesur personalisht që ta shpërndajë tek forumet politike të PD një mesazh, që synon moskomentimin nga ana e demokratëve të deklaratave të ambasadorit Borchard.
Bardhi thekson se opozita nuk e ka betejën as me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, as me zëdhënësen e qeverisë. Media ka siguruar këtë mesazh te ciklin po e sjellim të plotë porosinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD për deputetët që kanë dorëzuar mandatin dhe anëtarët e Kryesisë së PD.
“Asnjë koment për deklaratat e Borchard. Është diversion i pastër për të hequr vëmendjen nga kriza politike dhe shkaqet e saj. Beteja jonë nuk është as me Borchard, as me Spiropalin, por me Edi Ramën dhe bandën në pushtet. Ju përshëndes”.
Me këtë mesazh, numri 2 i PD-së, mesa duket, po kujdeset posaçërisht për të shmnagur sulmet ndaj ambsadorit të OSBE-së, pavarësisht se qendrimi i tij vlerësohet nga mbështetësit e opozitës si i njëanshëm.