Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur letrës publike të kryeministrit Rama, i cili i kërkoi sot që të uleshin në dialog.
Nga Durrësi, në një takim me qytetarët, Basha tha se nuk do të ketë asnjë hap pas, ndërsa shtoi se Rama i propozon kapitullimi të popullit para krimit më 30 qershor, ndërsa theksoi se do të ketë përballje me çdo qendër votimi.
Para nesh janë dy dilema kapitullim apo përballje deri në fitore. Edi Rama, kriminelët dhe oligarkët me të cilët uzurpoi pushtetin, na propozon kapitullimin, që me 30 qershor ne të bëjmë sehir, teksa ai bën një grusht shteti, një proces fals, zgjedhje false, ku 1mln e 400 shqiptarë nuk kanë karta identiteti, ku regjistri i adresave është bërë lëmsh, na propozon zgjedhje ku kriminelë rikandidojnë, kur në fakt duhej të ishin para drejtësisë.
Na propozon kapitullim të popullit para krimit në 30 qershor, përballje në çdo qendër votimi. Alternativa tjetër është alternativa e përballjes vendimtare deri në mposhtjen e kësaj bande. Kjo është kauza që dogja mandatet të vetmet të pastra për kauzën tuaj. Ky është kushtrimi”, tha Basha