Në mbyllje të fjalës së tij para qytetarëve të Matit, lideri i opozitës Lulzim Basha ftoi qytetarët e Matit ti bashkohen protestës së nesërme të opozitës në Tiranë.
Sipas tij, beteja me të keqen do ta fisnikërojë Shqipërinë. Ne nuk do të pranojmë ta ulim kokën. Beteja me të keqen do ta fisnikërojë Shqipërinë. Beteja me të keqen duhet çuar deri në fund, sidomos tani që ka mbetur një grusht i vogël hajdutësh. E nesërmja do të jetë mesazhi më madhështor, e nesërmja do të jetë sinjali më i madh i forcës së popullit të bashkuar përballë një grupi hajdutësh në panik. Ju ftoj nga Vermoshi në Konispol, nga Bilishti në Durrës, të derdhemi nesër në Tiranë, me pjesëmarrje, me bashkim, me vendosmëri për të çelur rrugën e Shqipërisë së gjithë Europa. Zoti e bekoftë Matin, Bulqizën e Dibrën, Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ndodhen”, mbylli fjalën e tij Basha.