BallinaAktualitetBalliu: Rama ka 5 ditë kohë, 31 maji s'përjashton Surrelin, letra e...

Balliu: Rama ka 5 ditë kohë, 31 maji s’përjashton Surrelin, letra e fundit për Bashën ishte provokim

spot_img
spot_img

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu në studion e lajmeve në News 24 tha se kryeministri Edi Rama  ka 5 ditë kohë për të dhënë dorëheqjen.  Sipas Balliut, protesta e paralajmëruar nga opozita më 31 maj nuk do të kufizohet vetëm në godinën e Kryeministrisë, por do të përfshijë edhe Surrelin.

“Edi Rama ka 5 ditë kohë të zgjedhi rrugën europiane që është dorëheqja. Data 31 maj nuk përjashton absolutisht asnjë gjë, nga Kryeministria deri në Surrel. Nuk mund të tolerohet të kemi zgjedhje vetëm me një parti. Jemi në Shqipërinë e 2019-ës.

Revolta nuk ka skenare. Po ta shikoni herën e fundit, pavarësisht mundimit të lidershipit të PD për të ruajtur një lloj paqeje, në momentin që qytetarët iu afruan Parlamentit nuk mund të kontrolloheshin. Sapo u afruan te parlamenti, revolta e tyre ishte e papërmbajtshme. Nëse Edi Rama vazhdon me këto provokime vetëm do t’i hedhë benzinë zjarrit. Dua të theksoj se nuk është asgjë e rastësishme.

Çdo qytetar duhet të dalë për fëmijën e tij që të mos largohet.”-u shpreh ai.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka komentuar protestën e 25 majit si dhe letrën e fundit të kryeministrit Edi Rama drejtuar liderit demokrat, Lulzim Basha. Balliu, tha se kryeministri Edi Rama është në test dhe se letra e sjellë nga ai do t’i vërë flakën pushtetit të tij.

“Rrugë tjetër për Edi Ramën, nuk ka. Nuk ka asnjë mënyrë, apo cep apo dialog që e nxjerr Edi Ramën kryeministër. Sot, ai është në test. Letra e fundit që ai solli, ishte një turp dhe një provokim i pastër për datën 31 . Rruga që ka zgjedhur nuk do bëjë asgjë tjetër veçse do t’i vëjë flakën pushtetit të tij. Nëse ai mendon se mendon se do mund të lozë me ndjenjat, sakrificat dhe fëmijët e këtyre banoprëve me disa letra, bën shumë gabim. Po ashtu edhe banorët e bregut të Lumit që ende nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim, të cilët janë ende në rrugë. Ai nuk bën gjë tjetër veçse se i hedh benzinë zjarrit që është në revoltat e tyre. Unë nuk ndaloj dot asnjë qytetar të shprehë revoltën e tij ndaj një pushteti të inkriminuar dhe të degraduar. Ne kërkojmë zgjedhje. Nuk mund të kemi zgjedhje me një njeri që nuk bën zgjedhje në partinë e tij. Ai vodhi paratë, tani do të vjedhë edhe demokracinë. Nuk mund të flasim për pasojat pa folur për shkakun. Nuk është faji ynë që rritet numri, ka qenë nga Presidenca te sheshi “Skëndërbej”, nuk është parë kurrë ky numër. Është ai arkitekti i kriminalizimit të parlamentit dhe kapjes së drejtësisë.”- u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular