Pas publikimit të lajmit se, një pemë në autostradën Tiranë-Durrës kushton afërsisht 5500 euro, vjen edhe reagimi pikant i piktorit Avni Delvina, artisti i njohur shqiptar që jeton në SHBA. Sipas tij, me këto shifra kryetari i bashkisë së Tiranës i bie të fitojë më shumë se ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, ndaj dhe ky i fundit ka vendosur të braktisë Juventusin për t’iu bashkuar bashkisë së kryeqytetit shqiptar
Ja çfarë shkruan artisti Avni Delvina:
Ronaldo mendonte se futbolli ishte biznezi me i mire…Por rastesisht ai degjon qe ne Tirane cmimi i pishes ka shkuar 5.300 euro….Ai braktis Juven pa medyshje dhe drejtohet drejt Tiranes per tu marre me mbjellje pemesh. Heq simbolet e Juves dhe te sponsorve nga uniforma dhe vendos emblemen e bashkise se Tiranes