BallinaAktualitetGjinushi në krye të ASH/ Kim Mehmeti: E neveritshme, Shqipërinë ende e...

Gjinushi në krye të ASH/ Kim Mehmeti: E neveritshme, Shqipërinë ende e drejton mafia leniniste e enveriste

spot_img
spot_img

Shkrimtari Kim Mehmeti përmes një postimi në rrjet e ka cilësuar Skënder Gjinushin, ish-ministër i Arsimit në kohën e diktaturës, një ‘mafioz’ komunist.

Postimi i plotë:

“E neveritshme por e vërtetë: “Shqipëritë” tona ende drejtohen dhe kontrollohen nga ‘mafia’ leniniste e enveriste.

Këtë së fundmi e dëshmoi edhe kryetari i porsazgjedhur i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, përndryshe ish ministër i diktaturës dhe politikanë i epokës së demokracisë!

Ne ndërkohë, po ky ‘shkencëtar’, e heshti gazetaren që i shtroi pyetje me fjalorin e një rrugaçi, duke i thënë asaj se është ‘shumë e eksituar’ dhe se duhet të shkojë ‘të mjekohet’.

Me çka dëshmoi edhe një të vërtetë tjetër të dhembshme, që u bë shenjë njohëse e shoqërive shqiptare: se jo vetëm në politikë, por edhe nëpër institucionet shkencore e kulturore, rrugaçëria është ‘vlerë’ që t’i hapë dyert drejtë ‘suksesit’.

Apo se edhe nëpër institucionet shkencore e kulturore, vlen parimi se, sa më shumë u lëpihesh sunduesve, se sa më të ulët e ke moralin dhe dinjitetin njerëzor, aq më lart ngjitesh në piramidat e tyre drejtuese!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular