Kryetari i Këshilltarëve Bashkiak të PD, Kreshnik Çollaku i përgjigjet ish-gardistit kandidat për Bashkinë e Matit, Agron Malajt, i cili reagoi sot publikisht për akuzuat e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Çollaku ka disa pyetje publike për ish-gardistin:
A ishte familja jote politike PS, edhe në ditën e 21 janarit kur mësynë gardën e policinë për të shkelur mbi kufoma? Si ka mundesi që “tradhtove” menjëherë gardistë e policë të plagosur dhe dhunuar në atë protestë të përgatitur për kufoma ? Si ka mundesi qe brenda 48 oreve paske dalë i pafajshem? Ishin këto disa nga pyetjet që ngre Çollaku për kreun e PS në Mat, tashmë edhe kandidat i kësaj partie për bashkinë e Matit. STATUSI I PLOTE Paska folur me gojen e perdale te kryefamiljarit te familjes se tij politike ky ish drejtuesi i grupit te zjarrit te 21 janarit Agron Malaj Ka ricikluar akuzat e rendomta qe ben tash 12 vjet Partia e Rames por qe deri me sot ska dhene asnje fakt te vetem, perkundrazi ka vertetuar qe gjithcka eshte thjesht propagande. Kane 6 vjet ne pushtet dhe nuk kane vertetuar qofte dhe nje akuze te vetme ndaj Lulzim Bashes. Kane 6 vjet qe skan bere asnje investim, vec kane vjedhur, grabitur, plackitur shqiperin dhe shqiptaret. Kane 6 vjet qe jane vene ne sherbim te krimit qe i solli dhe i mban ne pushtet. Une sot i kam disa pyetje per ish gardistin A ishte familja jote politike PS edhe ne diten e 21 janarit kur mesyn garden e policine per te shkelur mbi kufoma? Si ka mundesi qe “tradhtove” menjehere gardiste e police te plagosur dhe dhunuar ne ate proteste te pergatitur per kufoma ? Si ka mundesi qe brenda 48 oreve paske dale i pafajshem? Si ka mundesi qe paske informacion dhe nuk ua ke bere te ditur institucioneve te drejtesise? Te pakten lexoj ato qe te shkruajne se Matjanet nuk e kane zakon te presin ne bese miqt e bashkpunetoret sic te nxoren ty ne kete leter. Po te kishte pasur qofte dhe nje fakt qe implikon Lulzim Bashen,familja jote politike do kishte bere gjithcka per ta cuar para drejtesise. Sa per mbeshtetjen qe ka Lulzim Basha ne Mat ti e di me mire se kushdo tjeter, e prekur e provuar, pasi as me krim e as me droge e para korrupsioni nuk ia keni dale ta ndryshoni ate. Mati ia ka dhene besen PD dhe Lulzim Bashes dhe do ti prije betejes per nje Shqiperi si Evropa.