Ministrja e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore e Meksikës, Josefa Gonzalez-Blanco, është dorëhequr pas ankesave të pasagjerëve që u detyruan të presin më shumë se 30 minuta për shkak të vonesës së saj. Vetë Blako është shprehur se ‘benefiti i një personi nuk duhet të jetë mbi mirëqenien e shumicës’.
“Nuk ka asnjë arsyetim. Meksika ka nevojë pajtim. Transformimi i vërtetë i Meksikës kërkon harmoni të plotë mbi barazinë dhe drejtësinë. Askush nuk është i privilegjuar. Benefiti i një personi nuk duhet të jetë mbi mirëqenien e shumicës, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për të kryer një funksion”, është shprehur Blanco.
Josefa Gonzalez-Blanco është zyrtarja e dytë e lartë që jep dorëheqje brenda një jave. Të martën e kaluar, drejtori i Institutit të Sigurimit Social të Meksikës, German Martinez Cazares, njoftoi dorëheqjen nga posti për shkak të shkurtimeve buxhetore në sistemin shëndetësor dhe uljes së shpenzimeve për personelin.