Rama t’i thërras mendjes, të shkruaj letrën e 6-të drejtuar qytetarëve me dorëheqjen para 31 majit

2
475

Nga Lefter Kostenja (Gështenja)

“A mos vallë më keni larguar mua dot? Po, kjo po, më keni larguar mbrëmë me balonat që merrnin me vete në qiell parullën e lodhur “Rama ik”, nën tingujt engjëllore të vuvuzelëve të paqes……”
Si ka mundësi që një kryeministër të flasë me këtë gjuhë?
Si guxon e thua që protesta është në rënie, apo mbrëmë ke ndjekur vetëm topin tënd? Po cili nga Ne të duket punonjës bashkie? Po pse kaq shumë staf paskan bashkitë e djathta?
Mbrëmë dështuat me sukses, ashtu siç keni dështuar në këto 6 vjet në të gjitha fushat, nuk ju doli parashikimi, ju dhe sojit tuaj sorosian për një protestë të dhunshme.
Si ka mundësi që e quan hap pas, protestën e mbrëmshme me dritat e celularëve? Në fakt është e kuptueshme për çdo shqiptar që ju na ngatërroni me veten si për pjesëmarrjen e punonjësve bashkiakë ashtu edhe për dhunën.
E djathta kurrë nuk ka kërkuar dhe nuk ka marrë pushtet me dhunë, në ndryshim nga ju që keni ardhur në pushtet me armë e me dhunë.
Na thuaj pak z. Kryeministër cila është forma dhe mënyra për tu larguar ju si njeriu që keni marrë peng vendin?
Me protesta të dhunshme? Jo.
Me protesta paqësore? Jo.
Me balona ? Jo.
Me vuvuzela ?Jo.
Me çfarë largoheni ju atëherë?
Apo keni hallin e kushtetutës, te votuesve që keni blerë dhe kërcënuar?
Si ja bëjnë këta homologët tuaj që japin dorëheqjen, edhe pse as kanë blerë e as kanë bashkëpunuar me krimin për pushtet?
A nuk janë dhe këta në shkelje të kushtetutës?
Është koha ti thërrasësh mendjes, që të shkruash letrën e 6 drejtuar qytetarëve duke dhënë dorëheqjen, për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Bëje sa je në kohë, mos e prit 31 majin pasi mund të jetë vonë.
Shqiptarët kanë duruar shumë të parët tuaj, shumë po durojnë edhe ju, mos harroni se zemërimi qytetarë është sosur.
Bëhu gati dhe ik me kohë të mirë thotë populli.
#Ramaik
#ShqipëriaSiEuropa

 

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: startnews.news/2019/05/26/rama-ti-therras-mendjes-te-shkruaj-letren-e-6-drejtuar-qytetareve-me-doreheqjen-para-31-majit/ […]

Comments are closed.