Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës që po zhvillon në qytetin e Bajram Currit, nuk ka mundur ti rezistojë valles tropojane.
Teksa merr pjesë në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar “Kcimi i Tropojës”, Meta shprehet me superlativa për zonën.
Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë! Atmosferë e jashtëzakonshme festive!”, shkruan kreu i shtetit në postimin e tij.