I mbeturi gjallë nga atentati në Poro të Vlorës pas mesnatës, Eno Mata ka folur për hetuesit nga shtrati i spitalit ku ndodhet në Tiranë. Ai ka rrëfyer se vrasësit qëlluan me kallashnikov mbi të dhe shokun e tij Sotiraq Mëhilli, i cili vdiq në vend, ndërsa ishin duke qarkulluar me motorr pas mesnate.
“Dolën nga ferrat papritur dhe na qëlluan me kallashnikov, – mësohet të ketë thënë Mata. Po ashtu ai ka vazhduar të shfajësojë veten lidhur me vrasjen e avokatit grek në Athinë, gjatë një grabitjeje: “për ngjarjen në Greqi më kanë qëlluar. Por unë nuk kam vrarë njeri gjatë grabitjes ”, ka thënë ai. Në Greqi më kanë ngatërruar me anëtarin e një bande tjetër.”