uvendi i Shqipërisë regjistron sot 122 deputetë nga 140 që duhej të kishte. 18 deputetë që mungojnë i përkasin Partisë Demokratike, lista e së cilës tashmë ka shteruar. Nga lista e demokratëve e pranuan mandatin 23 kandidatë dhe dhjetra të tjerë më pas e refuzuan atë.
Ndërsa karriget e LSI-së në Kuvend janë plotësuar 100% nga deputetët e listës së Lëvizjes; pikërisht sot mori mandatin edhe i fundit, i 17-i deputet i LSI, Ramazan Gjuzi i Tiranës.
Situata e mandateve të PD sipas qarqeve:
3 kandidatë të Fierit nuk e kanë pranuar mandatin
8 kandidatë në Tiranë e pranuan mandatin, 2 e refuzuan
1 kandidat në Dibër e pranoi, 1 e refuzoi
2 kandidatë në Durrës e pranuan, 2 e refuzuan
2 kandidatë në Vlorë e pranuan mandatin, 1 e refuzoi
4 kandidatë në Korçë e morën mandatin
2 kandidatë në Shkodër e morën mandatin, e e refuzuan
1 kandidat në Kukës e mori mandatin, 1 e refuzoi
1 kandidat në Berat e mori mandatin
Asnjë kandidat nga tre në Lezhë nuk e pranoi mandatin
1 kandidat në Gjirokastër e mori mandatin
1 kandidat në Elbasan e pranoi mandatin, 2 e refuzuan