Në kulmin e një sherri një 65-vjeçar ka humbur arsyen dhe ka qëlluar me çekiç bashkëshorten e tij, një fqinje dhe më pas është vetë qëlluar.
Ngjarja ndodhi këtë të hënë rreth orës 09:40 në shtëpinë e çiftit në Paullo, provincë e Milanos. Sipas mediave italiane, 65-vjeçari që kishte mbetur pa punë prej pak kohësh është shtruar në spital, ndërsa rrezikon seriozisht jetën. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij 69 vjeçare. Në gjendje më të stabilizuar ndodhet fqinja e tyre, një 77 vjeçare që shqiptari i gjeti në shkallë teksa dilte nga shtëpia. Në inat e sipër, siç shkruan “La Repubblica”, ai qëlloi edhe mbi të.
Sherri mes çiftit, sipas policisë së San Donato, kishte shpërthyer për arsye të parëndësishme. Po sipas tyre, nuk ka ankesa të mëparshme nga gruaja kundër bashkëshortit të saj, i cili tani është nën arrest.