Mbesa e Musine Kokalarit, Arba Kokalari u bë shqiptarja e parë që fitoi mandatin e eurodeputetes në Parlamentin Europian. Pas triumfit të djeshëm në Suedi, shqiptarja ka reaguar menjëherë në rrjetin e saj social “Facebook” ku thotë se partia e saj “Moderatorët” arriti të fitonte katër mandate për në PE.
Eurodeputetja Arba Kokalari falënderoi të gjithë votuesit e Moderatorëve, ndërsa mesazh special përçoi kryesisht për mbështetësit e saj.
“Moderatorët marrin një mandat të katërt dhe unë kam hyrë në Parlamentin Evropian! FALEMINDERIT për të gjithë ata që kanë luftuar për Moderatorët dhe mua!”-shkruan ajo.
Zgjedhja e saj si deputete në PE me votat e qytetarëve suedezë është përshëndetur edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bazsha, të cilët triumfin e Kokalarit e cilësuan si një arritje të madhe për të gjithë shqiptarët, pavarësisht vendeve ku jetojnë.