Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur për portalet e rekrutimeve në fusha të ndryshe që nga arsimi, administrata dhe deri tek sfida e fundit ajo e ‘peshkimit’ të mjekëve të rinj.
Duke pranuar se sektori i shëndetësisë dhe kryesisht spitalet rajonale kanë disa vështirësi në sigurimin e specialistëve, Kryeministri tha se portali i ri “Mjekë për Shqipërinë” është një shans dhe strategji për të gjitha ata që duan të shërbejnë në spitalet e vendit.
Ai tha se sot janë 112 vende pune në spitalet, ndërsa ftoi mjekët e rinj të aplikojnë duke u garantuar se procesi i garës do të jetë transparent dhe i drejtë për të gjithë. Shefi i qeverisë, Edi Rama, theksoi mes tjerash se ka përfunduar koha kur mjekët dhe infermierët zgjidheshin nga partitë politike.
“Kur ne e nisëm sprovën e parë në këtë drejtim për mësuesit, sigurisht që u munduam t’i japim përgjigje një tërësie problemesh. Nuk ka nevojë lart e poshtë duke pyetur duke gjetur njerëz të njohur që do t’iu ndihmojë të hapin një derë, pasi sot sistemi këtu hapet dhe është në dispozicion për të gjithë ata që duan të aplikojnë.
Ishte sukses ajo që në e bëmë edhe me infermierët. Deri përpara disa vitesh listat e punësimeve për infermierët i bënin partitë politike dhe rekrutimin e infermierëve në punë, autoritete e bëni në bazë të propozimeve politike dhe nuk kishe shans të kalohej cakun pa propozimin e politikës, ndërsa sot jemi në një situatë katërciprisht më mirë.
Nëse hapet një vend pune, strukturat përkatëse i drejtohen portalit në bazë të rankimit dhe shikon klasifikimin dhe nuk mund të marrë ata që janë më poshtë dhe të lë ata që janë më lart. Procesi kontrollohet dhe e sheh se dikush tjetër hy pa radhë, por kjo nuk ndodh sepse sistemi lë gjurmë.
Sot 1400 infermierë janë punësuar me këtë sistem. Pyetini se a janë punësuar pa kapur asnjë për krahu, por thjesht duke aplikuar në bazë të testimit të tyre. Portali ‘Mjekë për Shqipërinë’ do të bëjë të njëjtën gjë. Sot ka 112 vende të lira dhe të gjithë mund të aplikojnë dhe në bazë të ranikimt do të punësohen. Proceduarat janë të shpejta dhe nuk ka shans askush që mund t’i parakalojë në mënyrë të padrejtë. Nga janari i 2018 kemi punësuar 480 mjekë, nga të cilët 235 janë specialistë në spitale. Këto që ju dëgjuat nuk janë thjesht fjalë”-tha mes tjerash Rama.