BallinaAktualitetIsh-deputeti: Oligarkët pranë Ramës, një bandë kriminale

Ish-deputeti: Oligarkët pranë Ramës, një bandë kriminale

spot_img
spot_img

Prej kohësh në debatin publik gëlon një kontradiktë: a duhen fajësuar biznesmenët pranë Ramës që pranojnë të bëhen pjesë e pazareve të kryeministrit?

Ka një pjesë të analistëve komentarorëve dhe politikanëve që pretendojnë se biznesmeni nuk duhet fajësuar sepse zanati i tij është gjetja e hapsirave që e lejojnë të pasurohet. Ekziston edhe një grup më i vogël që këmbëngul se ata janë po aq fajtorë sa cilido kryeministër me të cilin grabisin në bashkëpunim pasuritë publike.

Në këtë debat ka ndërhyrë edhe ish deputeti i PD-së Agron Shehaj, i cili e ka bërë pasurinë e tij përtej Adriatikut. Ai propozon se oligarkët pranë Ramës duhen trajtuar si pjestarë të një bande kriminale: “Kemi një sistem ku Edi Rama dhe qeveria me një grup oligarkësh kanë kapur gjithë ekonominë. Jo thjeshtë vetëm përmes koncesioneve, por në gjithë jetën ekonomike. Sot unë mendoj se ata oligarkë që abuzojnë me paratë publike dhe kanë vjedhur përmes koncensioneve, janë një organizatë kriminale. Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale ku kemi oligarkët, politikanët dhe administratën që kanë kapur komplet pushtetin ekonomik”, tha Shehaj në Opinion në Nevs 24.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular