Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj ka reaguar lidhur me koncensionin e rrugës Milot-Balldren, të cilën e quan një konstratë mashtruese.
“Kontrata e koncensionit të rrugës Milot-Balldren është kontratë mashtruese. Kompania ANK ka marrë përsipër të paguajë 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ka vetëm 4 milionë euro kapital.
Postimi i Plotë:
Kontrata e koncensionit të rrugës Milot-Balldren është kontratë mashtruese. Kompania ANK ka marrë përsipër të paguajë 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ka vetëm 4 milionë euro kapital. Kompania ka premtuar që me ketë kapital minimal do të marrë edhe 70 milionë euro të tjera kredi nga bankat dhe 19,5 milionë euro financim nga furnitorët (!).
Ose ANK ka fryrë kostot në një skemë tipike korrupsioni, ose do pastrojë para të pista në këtë projekt, ose të dyja bashkë. Një gjë është e sigurt: kompania nuk e ka kapitalin për të cilin ka mashtruar në kontratë dhe ky mashtrim duhet hetuar menjëherë.
… [Trackback]
[…] Here you will find 95103 more Info on that Topic: startnews.news/2019/05/30/agron-shehaj-hetim-aferes-milot-balldrenfituesi-ank-ka-vetem-4-milione-euro/ […]
Comments are closed.