Të gjithë në ditët më të errëta, sytë i kishin nga kurajoja e rinisë demokrate të Kurbinit. E dinë fare mirë kundërshtarët, e di fare mirë edhe Edi Rama, sado që me gjuhën e tij të helmatisur të përçarjes krahinore, mundohet ta kthejë në një shpoti që nuk ja ha e nuk ja blen më askush, por që tregon një gjë që fle në subkoshiencën e tij: Nga Kurbini do t’i vijë fundi pushtetit kriminal, pushtetit të hajdutëve, regjimit më të korruptuar që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Sepse nuk mund të bashkëpunojë kurrë dinjiteti me babëzinë, me shkeljet flagrante të ligjit dhe të kushtetutës.
Vetëm pak kilometra prej këtej po planifikohet një hajdutëri që ia tejkalon në masa dhë në pacipësi edhe hajnisë kriminale te Unaza e re, 40 milion euro për 2 kilometër. Tani Milot-Balldren, 260 milion euro për 17 kilometra. Hajdutëri të tillë nuk ka njohur e dëgjuar Europa. Hajdutëri të tillë shohin vetëm vendet ku populli ka mbaruar, ka ulur kokën dhe e ka pranuar të keqen. Por ne nuk jemi ai lloj vendi. Kjo është një tjetër lloj hajdutërie, është hajdutëria e hajditit që vjedh se nuk ka të nesërme, të marrim ca të marrim të kapim ca të kapim.
Tani dua ti them ANK-së dhe atyre që fshihen pas ANK-së, çdo banke shqiptare: mos guxo një lopatë të vetme dheu, sepse dheu do e mbulojë turpin e kësaj afere korruptive.
Kjo kontratë do të varroset.
Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, do të shkojnë para drejtësisë
Basha premton anullimin e tenderit Milot-Balldren: Rama, Balluku e Gjiknuri para drejtësisë
RELATED ARTICLES