BallinaOP EDFrika nga ekstremi i djathtë në BE e ekzagjeruar

Frika nga ekstremi i djathtë në BE e ekzagjeruar

spot_img
spot_img

Nga Agustin Palokaj

Në nivel të BE-së, partitë populiste dhe të ekstremit të djathtë nuk mund të paraqesin rrezik real nëse kundër tyre vërtet veprojnë partitë tradicionale. Në Francë dhe në Itali partitë e tilla kanë fuqi. Por në nivel të BE-së, pas zgjedhjeve evropiane, nuk do të rritet rreziku nga to. Më shumë rrezik paraqesin partitë tradicionale, të cilat pranojnë agjendën e ekstremistëve dhe ato që me ta hynë në koalicion. Rreziku nga ekstremi i djathtë është më shumë një arsyetim i partive tradicionale për veprimet e tyre sesa një rrezik i vërtetë.

Qytetarët e 28 vendeve anëtare kanë zgjedhur të dielën përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e vetme transnacionale në botë. Këta 751 deputetë, e më vonë kur të ndodhë largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja 705, do të veprojnë në Parlamentin Evropian në 5 vjetët e ardhshëm. Në bazë të konstelacionit të forcave në këtë institucion të BE-së do të ndahen edhe funksionet kryesore, prej vendeve në komisione parlamentare e deri tek detyrat e raportuesve për temat e caktuara. Për më shumë, zgjedhjet do të merren parasysh edhe në vendimin se kush do të jetë në të ardhmen në krye të Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe kush do ta drejtojë Politikën e Jashtme të përbashkët të BE-së.

Shenjat e para të rezultateve të këtyre zgjedhjeve japin shpresë se kësaj radhe ka pasur më shumë qytetarë që kanë votuar sesa në zgjedhjet e mëhershme. Rritje është shënuar në disa vende anëtare. Po ashtu, në disa vende partitë e ekstremit të djathtë dhe ato që janë kundër të huajve nuk kanë fituar aq shumë vota sa pritej. Duket se ka një rritje të Partisë së Gjelbër, e cila ka përfituar edhe nga shqetësimi i të rinjve në fatin e planetit.

Këto zgjedhje ishin ndoshta edhe më të rëndësishmet për Parlamentin Evropian në historinë e këtij unioni. Ato janë hyrje në një proces, në të cilin do të caktohet drejtimi i BE-së në të ardhmen. Bashkimi Evropian vërtet ndodhet në një udhëkryq. Brenda BE-së ka ndasi të madhe rreth temave kryesore, si politika e migrimit, disiplina fiskale, korniza shumëvjeçare financiare, ndërsa edhe raportet ndërkombëtare janë komplikuar shumë me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, me çka politika e fuqisë më të madhe botërore është bërë e paparashikueshme. Në të njëjtën kohë është në rritje ndikimi i Rusisë dhe Kinës.

Por ajo nga çka BE-ja ka më së shumti frikë është rritja e partive populiste dhe e ekstremit të djathtë në BE. Pikërisht thirrjet që të ndalen forcat e tilla kanë qenë dominuese në fushatën zgjedhore në prag të zgjedhjeve evropiane.

Por në nivel të BE-së, partitë populiste dhe të ekstremit të djathtë nuk mund të paraqesin rrezik real nëse kundër tyre vërtet veprojnë partitë tradicionale. Në Francë dhe në Itali partitë e tilla kanë fuqi. Por në nivel të BE-së, pas zgjedhjeve evropiane, nuk do të rritet rreziku nga to. Më shumë rrezik paraqesin partitë tradicionale, të cilat pranojnë agjendën e ekstremistëve dhe ato që me ta hynë në koalicion. Rreziku nga ekstremi i djathtë është më shumë një arsyetim i partive tradicionale për veprimet e tyre sesa një rrezik i vërtetë.

Nëse shohim Austrinë, atëherë gjejmë shembull se si një parti e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë, nuk ka ardhur në pushtet vetëm falë votave, por atë e ka sjellë kancelari Sebastian Kurz, duke bërë koalicion me atë parti. Tash pas skandalit të fundit, Kurz e ka shkëputur këtë koalicion. Në Hungari qëndrime ekstreme ndaj imigrantëve, por qëndrime tepër kritike edhe ndaj BE-së, ka partia Fidez e kryeministrit Viktor Orban, e cila është pjesë e Partisë Popullore Evropiane EPP; parti kryesore e qendrës së djathtë. Edhe presidenti i deritashëm i Parlamentit Evropian, Antonia Tajani, nga fundi i mandatit të tij ka bërë deklarata nacionaliste, duke folur për “Istren dhe Dalmacion italiane”, për dy rajone të Kroacisë dhe një që është në Kroaci dhe Slloveni. I njëjti ka relativizuar edhe rolin e fashizmit, duke thënë se Benito Musolini ka bërë edhe gjëra të mira”. Ndonëse ka kërkuar falje për deklarata të tilla, duke thënë se “ishte keqkuptuar”, ato sjellje kanë dëshmuar se sa e vogël është vija që ndanë nganjëherë politikanët e ekstremit të djathtë nga ata që pretendojnë se po luftojnë kundër tyre.

Prandaj, formula e vetme për të ndalur ndikimin e populistëve në Parlamentin e ri Evropian është veprimi i përbashkët i partive pro BE.

Nëse realizohen parashikimet, atëherë partitë tradicionale, pro BE-së, si EPP e qendrës së djathtë, Socialistët, Të Gjelbrit dhe Liberalët, do të kenë rreth 500 vende në Parlamentin e ardhshëm Evropian prej 751 anëtarëve. Edhe disa parti të tjera, që nuk u përkasin këtyre, nuk janë kundër BE-së dhe nuk janë ekstreme. Pra, nëse do të bëhen bashkë për temat kryesore rreth së ardhmes së BE-së, atëherë këto parti nuk do ta kenë problem të ndalin hovin e populistëve dhe ekstremistëve.

Pas këtyre zgjedhjeve do të shihet edhe si do të vazhdohet me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ky proces në të kaluarën ka qenë me prioritet, ndërsa tash nuk përmendet fare, ose përmendet kryesisht në kontekstin negativ. Dhe kundërshtimi kundër zgjerimit, apo thënë më saktë skepticizmi ndaj këtij procesi nuk është përmendur aq shumë nga partitë e ekstremit të djathtë apo nga populistët, sa nga partitë liberale. Për shembull, Franca dhe Holanda vazhdojnë të jenë shtete që bëjnë më së shumti probleme kur duhet miratuar vendimet për zgjerimin e BE-së. E në të dyja shtetet në pushtet janë partitë liberale. Edhe Gjermania, ndonëse nuk është kundër, nuk nxiton ta mbështesë procesin e zgjerimit. E në Gjermani është një koalicion i partive të qendrës së djathtë CDU/CSU me social-demokratët e SPD-së.

Se sa e padëshirueshme ka qenë tema e zgjerimit në fushatë dëshmon edhe presioni që i është bërë Komisionit Evropian që të vonojë nxjerrjen e paketës së zgjerimit dhe raportet vjetore të procesit për vendet e këtij procesi për këtë vit. Në vend të miratimit dhe publikimit në muajin prill, është vendosur që kjo të shtyhet për periudhën pas zgjedhjeve evropiane. Nuk ka dyshim se në Parlamentin Evropian do të ketë mbështetje të mjaftueshme për zgjerim. Sepse në Parlament vendoset me shumicë. Por në Këshill, ku vendoset me konsensusin e të gjitha shteteve anëtare, do të jetë më vështirë edhe në të ardhmen.

Me përfundimin e zgjedhjeve evropiane, të dielën, nis procesi i ri në të cilin nuk do të jetë lehtë për BE-në që ta ruajë unitetin. Së pari do të ketë shumë polemika se si të zgjidhet presidenti i Komisionit Evropian. A do të respektohet kësaj radhe parimi i “kandidatit udhëheqës” sipas të cilit ai kandidat, grupimi i të cilit ka siguruar numrin më të madh të deputetëve në Parlamentin Evropian do të zgjidhet edhe kryetar i Komisionit. Pasi disa shtete, si Franca dhe Holanda, nuk e mbështesin këtë parim, mund të ndodhë që vendimi të mos kalojë në Këshillin Evropian. E nëse Këshilli Evropian do ta caktojë dikë tjetër, ai do të mundë të refuzohej nga Parlamenti Evropian. Në këtë mënyrë mund të nisë një luftë për ndikim mes institucioneve të BE-së.

më vështirë do të jetë të arrihet kompromisi për kornizën shumëvjeçare financiare të BE-së për periudhën pas vitit 2020. Për këtë shtetet e BE-së ishte dashur të vendosnin para zgjedhjeve evropiane, por një gjë e tillë ishte e pamundur. Ka dallime të mëdha mes shteteve dhe kjo do të reflektohet në diskutimet në vijim. Por një temë tashmë është hequr nga rendi i ditës, janë zhvilluar zgjedhjet evropiane, e tash procesi mund të hyjë në fazën e re. E në këtë fazë partitë seri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular