BallinaKronikeKu po shkojmë? Vetëvrasjet, tre herë më të larta se vrasjet, shkaqet...

Ku po shkojmë? Vetëvrasjet, tre herë më të larta se vrasjet, shkaqet dhe kostot ekonomike

spot_img
spot_img

Çfarë kanë të përbashkët varfëria, depresioni, brengat e dashurisë dhe mungesa e zgjidhjes për një situatë të caktuar? Të gjitha çojnë në sjellje vetëvrasëse. Dhe teksa ekspertët e fushës psikologjike zbulojnë shkaqet që lidhen me këtë dukuri të dhimbshme të shoqërisë, nuk mbetet jashtë vëmendjes edhe efekti ekonomik që ka kjo sjellje…

Vetëvrasja është një nga fenomenet më të dhimbshme të shoqërisë. Në Shqipëri vijojmë të flasim për shifra të larta të numrit të tyre. Burime nga Policia e Shtetit konfirmuan për revistën “Monitor” se numri i vetëvrasjeve në vitin 2018, në total ka qenë 183, ndërsa vrasjet 68. Ndonëse numri i vetëvrasjeve krahasuar me 2017 ka rënë (-5.5%), shifrat flasin sërish për një numër të konsiderueshëm, si dhe një raport 3-fish më të lartë se sa vrasjet në Shqipëri.

Dhe ndonëse në 2018 shifrat ishin më të ulëta se 2017, ekspertët rikujtojnë edhe rastet kur ky fenomen ka mbetur në tentativë. Sipas tyre, tentativat për marrjen e jetës kanë qenë të shumta, por nuk janë raportuar dhe ndodhin kryesisht në grupmoshën e adoleshencës, rinisë së hershme. Sipas ekspertes së fushës psikologjike, prof. dr. Arjana Muçaj, tentativat në Shqipëri vlerësohet të jenë dyfishi i vetëvrasjeve të kryera.

Vetëvrasja është një çështje komplekse dhe, si e tillë, përpjekjet për parandalimin e saj kërkojnë një koordinim dhe bashkëpunim ndërmjet shumë sektorëve të shoqërisë, përfshirë sistemin shëndetësor, sistemin arsimor, të punësimit, bujqësor, të biznesit, të drejtësisë, të ligjit, të mbrojtjes, politik, mediat. etj. Këto përpjekje duhet të jenë të qarta dhe të integruara në formë të tillë që të jenë, mbi të gjitha, qasjet e vetme dhe të kenë impakt në këtë çështje komplekse.

Ka një lidhje mes sjelljes së vetëvrasjeve dhe ekonomisë në tërësi. Kjo lidhje ushqehet nga dy anë: ana ku aspekti ekonomik është shkak për vendimin dhe ana tjetër, ku kostoja ekonomike përfshin familjen dhe më gjerë, pas sjelljes vetëvrasëse. Në të dyja rastet, ka humbje. Përpjekjet për vetëvrasje dhe vetëvrasjet janë një lëmsh emocional për familjet dhe miqtë e atyre që kanë vdekur, si dhe për të mbijetuarit pas tentativës. Por vetëvrasja gjithashtu ka kosto ekonomike për individët, familjet, komunitetet dhe kombin në tërësi. Këto përfshijnë shpenzimet mjekësore për individët dhe familjet, të ardhurat e humbura për familjet dhe produktiviteti i humbur për punëdhënësit.

Shpenzimet e sjelljeve vetëvrasëse – dhe ‘kursimet’ që mund të rezultojnë nga parandalimi i këtyre sjelljeve – mund të ndihmojnë në bindjen e politikëbërësve dhe palëve të tjera që parandalimi i vetëvrasjes është një investim që do të kursejë para, si dhe jetën.
Prof. asoc. dr. Arjana Muçaj, pohon se depresioni është një fenomen që po kap një numër të madh individësh në shoqërinë shqiptare. N.q.s. rendisim arsyet sociale dhe ekonomike që ia bashkëngjisim depresionin, atëherë bëhet fjalë për një depresion madhor, që rrit shanset për t’i çuar drejt fenomenit të vetëvrasjes. Monitor

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular