BallinaAktualitetShkëlzen Berisha: BE i mbyll derën Shqipërisë sepse ja shqeu Balla me...

Shkëlzen Berisha: BE i mbyll derën Shqipërisë sepse ja shqeu Balla me trafikantët e drogës

spot_img
spot_img

Nga Shkëlzen Berisha

Tualeti që kërkonte “pafajësi”. Tualeti i Reformës në Drejtësi sot nuk duhej të gjykohej vetëm për shpifje, sic është gjykuar dhe dënuar “dëshmitari” i tij në komisionin e CEZ.

Nëse pronari Tualetit nuk do kishte kapur për fyti drejtësinë, prokuroria sot do ishte duke hetuar 30 udhetimet e nr 2 të partisë në pushtet me një trafikant droge në destinacionet dhe resortet e Europës.

Pikërisht në ato vende që sot i mbyllin derën Shqipërisë sepse ja kanë “shqyer” ministra trafikanë droge, ministra me vëllezër trafikantë droge dhe kryeparlamentareë me miq shtëpie trafikant droge.

Nëse pronari i Tualetit nuk do kishte kapur për fyti drejtësinë, prokuroria sot do të kishte filluar hetimin për plot 6 milionë euro që miku i tij i shtëpisë, ka përfituar nga paratë e shqiptarëve në kundërshtim me cdo ligj që ja ndalonte pjesëmarrjen në tender si i dënuar për trafik droge. Para këto të “dorovitura” nga CEZ në kundërshtim me ligjin menjëherë pas kthimit të çiftit Bego – Balla nga muaji i mjaltit.

Por numërimi mbrapsht për “pronarin” është drejt fundit dhe kur të përfundojë, dënimi për shpifje do të jetë shqetësimi më i vogël ligjor i Tualetit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular