Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e ish-policit, 50-vjeçarit Arben Bilali në Tiranë, duke vënë në pranga autorin. Burime për ‘Balkan Web’ bëjnë me dije se i arrestuari për vrasjen e tij është 40-vjeçari, Gjergj Cukali.
Ngjarja
Arben Bilali, ish-polici është qëlluar për vdekje me armë zjarri në zonën e Selitës në Tiranë, më 30 janar të 2019.
Ish punonjësi i policisë udhëtonte me mjetin tip ‘Hyundai’ me targa AA867HX kur është qëlluar për vdekje me 10 plumba nga persona ende të paidentifikuar. Viktima ishte ulur në sediljen e pasme të mjetit dhe ka marrë plagë në kokë dhe në trup.
Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.
Për shkak të plagëve të marra ish-efektivi i policisë nuk arriti të mbijetonte edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë rekord. Policia ka ngritur postblloqe dhe po punon për identifikimin e autorëve.
Ish-efektivit të policisë, Arben Bilialit, që mbeti i vrarë 9 vite më parë i kanë vrarë edhe vëllain, Leonard Bilalin.