Nga Gjok Vuksani
Çfare na duhen nje pale zgjedhje qe do na ngaterrojne me keq!!! Ne skutat e memories sime te femijrise me kujtohet nje name qe leshonin te mocmit … MOS MOR TE SHITOFTE ZANA … Mendoj se ka ardhe momenti qe me keto fjale t’ju drejtohemi atyre qe po na cojne me nje lloj cinizmi drejt zgjedhjeve monopartiake… Cfare Ju duhen shqiptareve ca KRYETAR te emruar nga Partia qe nuk i zgjedh askush. Kur edhe keto te zgjedhurit ne menyre normale jane fare te pandjeshem ndaj problemeve te njerzeve. CFARE NA DUHEN NJE PALE ZGJEDHJE QE DO NA NGATRROJNE ME KEQ MOS MOR JU SHITOFTE ZANA … A nuk e shikoni se cdo gje ne kete vend po shkon keq e me keq. A nuk e shikoni se njerzit jane ba me fole me vete nga hallet e medha . A nuk e shikoni si jane shkretu krahina te tera ne jug dhe veri te vendit dhe kan mbetur vetem ca pleq si kercuj te vetmuar… MOS MOR JU SHITOFTE ZANA … Shqiptaret jane te merzitur dhe te zhgenjyer dhe zemrimi i tyre mund te marre gjithcka perpara. Keni marre nje pergjegjesi te madhe mbi supe qe as mali i Korabit nuk mund ta mbaje… Terhiquni sa nuk eshte vone…