sh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një reagim për protestën e opozitës, thotë se pjesëmarrja e lartë dhe e përsëritur në protestat e opozitës vështirë se mund të vihen në dyshim.
Manjani: Njerëzit dalin dhe protestojnë ashtu siç ka shumë të pamundur që nuk janë fizikisht në shesh, por protestojnë në mënyrën e tyre.Sigurisht që dikush i thërret në protestë dhe njerëzit i përgjigjen thirrjes së partive të opozitës masivisht.Kjo mund të mos jetë meritë vetëm e opozitës, por gjendja tejet e vështirë ekonomike dhe rreziku i shuarjes së çdo shenje të demokracisë i bën njerëzit të protestojnë.
Për Manjanin, për numrat e rritura dhe të qëndrueshme të protestuesve në shesh ka meritë të veçantë arroganca, kokëfortësia dhe keqdrejtimi i qeverisjes nga ana e Kryeministrit.
Manjani: Ky i fundit megjithëse mohon, fyen, kërcënon, dhunon e turfullon kundër pjesmarrësve, nga njëra anë dhe premton se do të shuajë opozitën në këtë vend nga ana tjetër, vetëm sa shton mllefin dhe numrin e protestuesve.Le pastaj premtimi që do kthejë vizat si ndëshkim për popullin. Kjo e bën edhe më të madh dëshirën për revolte.Se helbeté, pa viza se pa viza njerëzit skanë ç’të humbin tjetër gjë, ndaj mbushin sheshet. Jerm komplet është….