Pas mbylljes së protestës së shtatë kombëtare të opozitës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu ish-grupin parlamentar, Kolegjin e Kryetarëve, strukturat dhe aleatët ku po diskutohet sesi do të vijojë aksioni i opozitës.
Në përfundim të mbledhjes është vendosur që protesta e ardhshme do të zhvillohet në datën 8 Qershor në orën 19:00.
Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga i gjithë kolegji i kryetarëve të PD dhe ish deputetët. Pritet që të jetë një tjetër protestë e madhe dhe mjaft e fuqishme.
Në përfundim të protestës së sotme, Basha i bëri thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë zërin e sovranit.