Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi fton qytetarët në protestën e organizuar sot nga opozita e bashkuar. Përmes një postimi në “Facebook”, Vokshi shkruan se qytetarët duhet t’i bashkohen protestës për hir të fëmijëve.
“Sot, në protestë, për #fëmijët tanë, ora 19.00 para #Kryeministrisë. Asnjë hap pas, në betejën tonë për ta çliruar vendin nga vargonjtë e krimit, trafikut, korrupsionit. Asnjë hap pas, për një vend ku politika të ketë në qendër kujdesin për fëmijët; ku të drejtat ligjore e kushtetuese të tyre të respektohen e të mos cënohen nga askush. Për një #Shqipëri plot shpresë për të ardhmen e #fëmijëve tanë.
#PërNjëShqipëriSiGjithëEuropa #ParaKryeministrisë
#Ora19.00 #PërShqipërinëSiGjithëEuropa”-shkruan Vokshi.