BallinaSocialeReshje shiu dhe temperatura deri në 30 gradë, si parashikohet moti gjatë...

Reshje shiu dhe temperatura deri në 30 gradë, si parashikohet moti gjatë javës

spot_img
spot_img

Reshjet e shiut nuk kanë ndërmend të ndalen.

Sipas meteoalb, ashtu si sot edhe duke nisur nga nesër në ditët në vijim shirat do të vijojnë të jenë prezent.

Sinoptikanët parashikojnë po ashtu nga mesi i javës që vjen edhe rritje të temperaturave deri në 30 gradë celsius.

“Në vijim pritet shi në të gjithë vendin ndërsa rrebeshe afatshkurtra në Qendër dhe Lindje deri në mbrëmje kur moti përmirësohet në Jug dhe Qendër ndërsa vijojnë reshje në Veri-Verilindje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv. Në vecanti, Juglindja e prekur nga termetet e dy ditëve, mbetet sot shi të dobët deri mesatar, situatë që vijon deri në mbrëmje kur moti përmirësohet gradualisht në këto zona.

E hëna mbetet me shi mesatar dhe lokalisht intensiv deri vonë pasdite kur shiu pakësohet ndjeshëm në vend. E marta vijon me kthjellime e vranësira të herë pas hershme por me shira të përkohshëm vetëm në zona të izoluara Lindore. E mërkura sjell kryesisht kthjellime në territor. NDERSA temperaturat janë ulur sot në mesditë, rënia vijon edhe të hënën por e marta rrit lehtë temperaturat në vend, më e ndjeshme gjatë mesditës. E mërkura dhe në vijim sjellin rritje të ndjeshme të temperaturave; priten maksimume 30°C”, sqaron meteoalb.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular