Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg bëri thirrje që kriza politike në Shqipëri duhet të zgjidhet përmes dialogut.
Ai ka kërkuar që palët të ulen në dialog dhe të mendojnë për të mirën e qytetarëve të Shqipërisë.
Këto komente sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i bëri gjatë një conference shtypi me Kryeministrin Rama.
Pjesë nga deklarimet e z. Stoltenberg
“Është kënaqësi e madhe që kthehem përsëri në Tiranë. Shqipëria ka qenë një anëtarë shumë e vyer në NATO. Dua të shpreh mirënjohjen për dy ushtarakët trima që humbën jetën muajin që shkoi. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për familjet e tyre. Trupat tuaj kanë kontribuuar në luftën e KFOR në Kosovë dhe në Afganistan. kemi shpenzuar 51 milionë euro për projektet që do në ndihmojnë të jemi më efikas.
Shqipëria po jep shembullin e saj. KE ka rekomanduar për hapjen e negociatave për BE dhe ne duam që ky proces të vijojë. Ne demokraci do ketë gjithmonë debate. Kjo nuk është dobësi por dhuna bie ndesh me vlerat tona. I bëj thirrje aktorëve politikë të sillen me vetëpërmbajtje për të vijuar në rrugën e integrimit që problemet të zgjidhen përmes dialogut për shkak se kjo kontribuon për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Stoltenberg.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kriza politike në Shqipëri të zgjidhet me dialog, palët …
RELATED ARTICLES