Tërmeti i mbrëmjes së djeshme në rajonin e Korçës la qindra banorë jashtë, si pasojë e banesave të dëmtuara. Gjysma e banorëve kanë kaluar natën jashtë nëper kasolle dhe mjete private. Ndërkaq vetëm në fshatin Vidohovë, sipas asaj që raporton gazetarja Lorena Kodra të paktën 50 banesa rezultojnë të dëmtuara, 4 prej të cilave në gjendje të pabanueshme. Në një tjetër fshat në Korçë, në Qafëzez, situata nuk paraqitet më mirë. 67 objekte rezultojnë të dëmtuara, gjysma e të cilave me dëmtime serioze.
Ndërsa për banorët janë ngritur vetëm 5 çadra. Ato thone se zuluar terrorin nga mbrëmja e djeshme.
“Nuk kemi marrë ndihma, 5 çadra nuk mjaftojnë. Kemi patur frikë mbrëmjen e djeshme nuk kemi fjetur”, janë shprehur banorët.