Protestuesit nga Fieri parakaluan me në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me një banderolë të madhe ku shkruhej ” Fieri proteston Rama ik, nuk ka zgjedhje pa Partinë Demokratike”.
Kjo është protesta e shtatë kombëtare e opozitës, ku do të mungojë kryetarja e LSI-së Kryemadhi, ndërsa protestuesve do tu drejtohet me një fjalim kryetari i PD-së Lulzim Basha.