BallinaAktualitetE paprecedentë/Shtohen me VKM medaljet me yll që do shpërndajë Rama

E paprecedentë/Shtohen me VKM medaljet me yll që do shpërndajë Rama

spot_img
spot_img

Dje me një vendim të paprecedent, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim me anë të cilit ka shtuar dhe ndryshuar llojet e medaljeve që akordon Kryeministri.

Sipas ligjit të vitit 2013, Kryeministri Rama jepte dy lloje medaljesh, atë për “Mirënjohjen publike” dhe medaljen e “Vlerësimit profesional”.

Me vendimin e ri, tashmë kryeministri Rama do të japë 6 lloje të ndryshëm medaljesh.

Vlerësimet do të ndahen në tri kategori, nga “Kordoni i Madh me Yll i Mirënjohjes Publike”, “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” dhe “Ylli i Mirënjohjes Publike”.

Ndërkohë që medaljet për “Vlerësimet profesionale”, do të jenë në tre klasa, kategoria e Artë, e Argjende, dhe e Bronztë.

Në këtë vendim jepet dhe shpjegimi se çfarë do ndodhë me medaljet që janë akorduar deri tani.

Ato do të asimilohen dhe do të jenë të vlefshme me klasin e tretë, pra “Ylli i Mirënjohës Publike” dhe “Medalje të bronztë”.

Dhënia e medaljeve bëhet me një ceremoni zyrtare, e cila organizohet nga autoriteti që jep medaljen.

6. Individët të cilët janë dalluar me Medaljen e Mirënjohjes Publike përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi asimilohen me mbajtësit e klasit III”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular