BallinaKronikeFOTO/ Ja kush jane 2 shqiptarët qe u arratisën nga burgu...

FOTO/ Ja kush jane 2 shqiptarët qe u arratisën nga burgu në Greqi

spot_img
spot_img

4 të dënuar shqiptarë të vendosur përkohësisht në burgun e transferimit Petro Rali në Athinë, pasi pak ditë më parë ishin implikuar në dhunë në burgun Koridhalos, u arratisën sot ndaj të gdhirë. Ngjarja ndodhi si në një film, teksa të dënuarit kanë thirrur rojet për ndihmë kur një prej tyre u shtri në shesh dhe bënte të sëmurin. Sapo rojet hynë në qeli, i kërcënuan me thikë të improvizuar, iu morën armët dhe celularët dhe i mbyllën brenda.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më pas zbritën në katin e parë, ku kërcënuan një tjetër polic që ndodhej në makinën e transferimit, morën makinën dhe u drejtuan në hyrjen e burgut ku përsëri kërcënuan me armë rojen. Bëhet e ditur se të arratisurit morën armë të cilat u përdorën në shkëmbim zjarri, pa të plagosur. Të arratisurit braktisën makinën e policisë pak metra larg burgut dhe u larguan në drejtim të panjohur.

Në operacionin masiv policor përdoren dhe helikopterë që mbulojnë nga orët e para të.mëngjesit gjithë Athinën. Gazetarja jonë në Athinë Ira Londo na informoi se rreth orës 10.00 policia arrestoi njërin prej tyre, ndërsa arriti të identifikojë 2 prej të arratisurve që janë Endrit Canaj e Xhelo Hasani.

Mediat greke zougla.gr publikon fotot e dy prej shqiptarëve të arratisur sot, gjatë orëve të para të mëngjesit në burgjet e Greqisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular