Ened Bostani, 29 vjeç nga Fieri është një prej të plagosurve në protestën e djeshme të opozitës.
I riu me plagë në krahë e këmbë nuk di kë të fajësojë për atë që i ka ndodhur, pasi ka rënë pa ndjenja në tokë.
“Isha duke filmuar protestuesit me telefon te hyrja e Parlamentit. Isha me kurriz nga policia dhe aty rashë në tokë, nuk pashë më gjë”,- thotë ai nga shtrati i spitalit.
Ndërsa tregon se ka marrë ndihmën e parë në spital, i riu vijon rrëfimin: “Në këmbë kam marrë pjesë metalike që mi fshehën në spital”.
Por pavarësisht kësaj që i ka ndodhur, ai thotë se do marrë sërish pjesë në protestat e opozitës. “Edhe sikur me paterica të jem, prapë në protestë do shkoj. Kam qenë emigrant dhe jam kthyer, tashmë jam emigrant në shtetin tim”, shprehet për mediat i riu.
… [Trackback]
[…] There you can find 28069 additional Information to that Topic: startnews.news/2019/06/03/u-plagos-ne-proteste-bostani-isha-me-kurriz-nga-policia-kur-rashe-ne-toke-ne-spital/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: startnews.news/2019/06/03/u-plagos-ne-proteste-bostani-isha-me-kurriz-nga-policia-kur-rashe-ne-toke-ne-spital/ […]
Comments are closed.