BallinaAktualitetVIDEO/ I braktisën në shi e në të ftohtë, korçarët përplasen me...

VIDEO/ I braktisën në shi e në të ftohtë, korçarët përplasen me prefektin

spot_img
spot_img

Banorët që iu janë shembur banesat prej tërmeteve në Korçë, janë konfliktuar sot me Prefektin e këtij Qarku, Dhori Spirollari.

Në fshatin Floq të Korçës ka tensione te medha mes banorëve të prekur nga tërmetet dhe punonjësve te derguar aty.

I pranishëm ka qene edhe prefekti i Korçës, i cili ka debatuar me banorët, të cilit i kërkojnë të largohet, bashkë me çadrat që kanë ngritur.

Duke pare situaten e acaruar, prefekti Spirollari eshte kapur me median, duke u kerkuar gazetareve të largohen.

‘Mos qëndroni këtu. Duhet të merrni leje’, u eshte hakerryer Spirollari, gazetarëve.

Më shumë se 200 banorë janë pa shtëpi.

Prej tre ditësh tërmetet në rajonin e Korçës nuk po ndalen. Edhe këtë mëngjes, disa tërmete janë regjistruar, duke futur në panik qytetarët. Ndërsa banorëve që iu dëmtuan shtëpitë kanë kaluar natën jashtë.

Disa banorë, kryesisht të moshuar dhe fëmijë janë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Reshjet e dendura të shiut dhe temperaturat e ulëta e bëjnë të pamundur qëndrimin në çadër. Ata apelojnë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Tërmeti na shkatërroi banesat, shiu po na sëmur. Jemi në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike. Rama të shpallë gjendjen emergjente. Po vdesim. Banesat janë shkatërruar. Termeti nuk ndalet”, janë shprehur banorët.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular