Tё Martёn, 28 Maj 2019, biznesmeni nga Shqipёria Faik Bruçi, vizitoi selinё e Federatёs Pan Shqiptare tё Amerikёs “VATRA” nё Nju Jork. Z. Bruçi shoqёrohej nga miku i tij, anёtarёi i Kёshillit tё Vatrёs prej rreth 4 dekadash, biznesmeni i njohur nё SHBA dhe Dibёr (Maqedoni), Ibrahim Kolari.
Ishte vetё z. Kolari qё ia uroi mirёseardhjen nё Shtёpinё e Vatrёs mysafirit me origjinё mga Dibra e banues nё Tiranё, biznesmenit Faik Bruçi. Z. Kolari tregoi se si kishte hyrё nё lidhje me Vatrёn 40 vite tё shkuara pёrmes kryetarit tё saj tё ndjerё z. Agim Karagjozi dhe spjegoi se çfarё e mbante atё tё lidhur pas Vatrёs, ku çёshtja Kombёtare ёshtё e shenjtё.
Editori i Diellit i ka pёrshkruar mysafirit rrugёtimin 110 vjeçar tё Diellit dhe punёt e mёdha Kombёtare qё ka kryer Vatra pёrgjatё 107 viteve tё egzistencёs sё saj nё SHBA.
Ish nёnkryetari i Vatrёs Asllan Bushati pasi i ka uruar mirёseardhjen mysafiritit i ka folё pёr veprimtaritё e Vatrёs dhe kontaktet e tij tё para me Vatrёn qё nё vitin 1992 e mё pas gjatё riatdhesimit tё eshtrave tё Faik Konicёs nё Tiranё mё 1995. Anёtari i Kryesisё sё Vatrёs, njёkohёsisht arkёtar i Vatrёs, z. Marjan Cubi,i uroi mirёseardhjen mysafirit dhe i tregoi se si kishte ardhё ai nё Vatёr qё nё vitin 1979 dhe qё ende edhe sot pёrmendet si shqiptari i parё prej Kosove qё u anёtarёsua nё Vatёr para 40 viteve dhe qё prej asaj kohe nuk ёshtё shkёputё mё nga Vatra. Marjan Cubi ka folё edhe pёr veprimtaritё dhe qёndrimet e pёrbashkёta pёr Kosovёn dhe çёshtjen kombёtare nё tёresi tё Vatrёs dhe tё degёs sё LDK-sё nё SHBA, tё cilёn ai edhe pat drjetuar pёr disa vite.
Mysafiri Bruçi falenderoi pёr pritjen e ngrohtё dhe shprehu kёnaqёsinё qё pёr tё parёn herё vizitoi njё tempull tё atdhtarisё nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs.
– Miqtё e mi mё kanё shёtitё nёpёr Amerikё, mё kanё bёrё turne me anije e me helikopter, por kёnaqёsinё mё tё madhe e ndjeva gjatё kёsaj vizite nё Vatёr.
Ai i shkroi mbersat nё librin e vizitorёve,ku shёnoi edhe kёtё fragment:” Mendoj se çdo shqiptar qё viziton Nju Jork-un patjetёr duhet tё vizitiojё Vatrёn. Kёtu qenka historia e shqiptarёve tё Amerikёs pёr mё shumё se njё shekull: Kёtu pashё se si Vatra luajti rolin e shtetit ku shteti shqiptar kishte vdekur; pashё se si Vatra organizoi shёrbimin diplomatik nё Europё dhe SHBA kur s’kishim shtet, pashё dhe preka emёr pёr emёr fushatёn e madhe pёr shpetimin e Shqipёrisё, pashё gjurmёt e pёrgatitjes sё Gardёs civile me trupat vullnetare tё Vatrёs qё mё 1920 shkuan tё shpёtojnё Shqiёprinё sё bashku me Bandёn Muzikore tё Vatrёs, pashё Gjurmёt dhe eksponatet e Huasё Kombёtare, kur Vatra shpёtoi financiarisht Qevrinё shqiptare tё dalё nga Kongresi i Lushnjёs, pashё fushatat e organizuara nga Vatra pёr tё ndihmuar familjet çame qё endeshin nёpёr rrugёt e Shqipёrisё pas masakrave tё Zervёs….pashё fotografitё e martirёve tё Vatrёs qё shkuan tё bёnin Shqipёrinё dhe morёn si shpёrblim plumba nga diktatura komuniste, burgje dhe kampet e internimit….Kushdo qё e viziton kёtё tempull do tё ndjehet krenar dhe i mallёngjyer pёr atё çfarё kanё bёrё mёmёdhetarёt pёr mё shumё se njё shekull pёr tё ruajtur pavarёsinё e Shqipёrisё qё kemi sot.
Ndjehem shumё i lumtur qё pata mundёsinё ta prek kёtё histori tё shkёlqyer. Urime Vatrёs dhe vatranёve!(Dielli).