Një i ri i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku një djalë 30 vjeç është hedhur nga kati i 7-të i pallatit ku jetonte.
Por tani janë mësuar detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë.
I riu ka qenë në gjendje depresioni kur ka ndërmarrë aktin e rëndë, pasi e kishin larguar nga puna.
30-vjeçari punonte si mësues, por para disa kohësh e kishin hequr nga punë për arsye që ende nuk dihen.
Ai ishte i fejuar.